Oferta

Lista e çmimeve. Në këtë faqe, me anë të një kliku në emërtimin e grupeve të përcaktuara të shërbimeve, mund të shikoni çmimet aktuale. Listën komplet të çmimeve mund ta shkarkoni duke bërë klik në linkun: lista e çmimeve

Potpuno rekonstruisani ski-liftovi "Jezerine" i "Ključ", žičara "Ćupovi", kao i nova šestosjeda žičara "Vilina Voda" koja predstavlja najsavremeni objekat te vrste u Crnoj Gori, obezbjeđuju kapacitet skijališta od 5.500 skijaša na sat.

Ski Resort në Kolashin 1450 ka 16,5 kilometra ski-pista të rregullta, që mirëmbahen sipas standardeve më bashkëkohore të kësaj fushe. Pi, që do të thotë se ne kemi në oferëtn tonë pista për të gjitha tipet e skiatorëve dhe ski-borderëve, që nga fillestarët e deri tek ata me kërkesat më të larta. Pistat përgatiten në periudhën e verës në mënyrë që në to mund të bëhet ski edhe kur shtera e dëborës është minimale.

Ushqimet e shëndetshme dhe tradicionale, për të cilat Mali i Zi është i mirënjohur, ofrohen në ambientin malor të restorantit tonë. Nuk ka kënaqësi më të madhe se ngrohtësia gjallëruese e zjarrit që kërcet në oxhak, në një ambient natyror të bashkimit unik të drurit të pishës dhe gurit, të plotësuar me verë të zier dhe specialitetet tradicionale malazeze.

Instruktorët profesionistë të skive, që janë të pajisur me licenca ndërkombëtare, ju garantojnë fillestarëve që të hedhin hapat e para me ski në mënyrë të shpejtë dhe të rregullt, si dhe kalim të shpejtë në nivel të përparuar të të gjithë atyre që dëshirojnë që të përsosin teknikën e skive. Ata do t’Ju drejtojnë në të gjitha të fshehtat  e këtyre pejsazheve mahnitës, magjikë dhe tërheqës.

Vizitorëve të ski-resortit tonë ju ofrojnë komfort mbi 400 komplete skish dhe ski-bordove të një kualiteti të shkëlqyer, që merren me qira, e që garantojnë zbavitje të madhe në dëborë. Profesionistët, ata që vijnë për rekreacion dhe ata që mësojnë hapat e para me ski do të përftojnë pikërisht atë që ju përshtatet atyre. Makinat më bashkëkohore për servisimin e pajisjeve të skive sigurojnë që pajisjet e skive që merren me qira të mirëmbahen sipas standardeve më të larta të kësaj fushe.

Makinat më bashkëkohore për servisimin e pajisjeve të skive sigurojnë që pajisjet e skive që merren me qira të përgatiten për përdorim sipas standardeve më të larta të kësaj fushe. Që ne jemi të përkushtuar për të pasionuarit e sporteve dimërore, e vërteton edhe kjo që ne disponojmë këtë servis bashkëkohor për pajisjet e skive, i cili mirëpret të gjithë vizitorët e ski-resortit tonë.

Mbas ditës që keni bërë ski, pajisjet mund ti lini në depon speciale, ku çizmet e skive do t’Ju thahen, dezinfektohen dhe to të jenë gati për një ditë të re në dëborë.

Ski-doo safari është një nga prodhimet më interesantë që ju ofrojmë klientëve tanë. Mundësitë për një organizim të tillë janë të shumta, dhe gjithë kjo varet nga dëshirat e vetë klientit. Shëtitjet në vendet më interesante rreth Qendrës së skive, katundi Vranjak, udhëtimi në çatinë e Parkut Kombëtar Biogradska Gora, nga ku ofrohet pamja e të vetmit pyll të virgjër në Europë – pyllit Biogradska Gora, udhëtimi deri në majat më të larta të Bjellasicës, që janë mbi 2000 metra mbi nivelin e detit, Trogllavit, Zekova Gllavës dhe Crna Gllavës, si dhe vrojtimin nga lart të pesë liqenjve malorë, do të bëjë që ski-doo safari të jetë për ju një nga aventurat më interesante që keni pasur në jetë.

Sezoni i verës ofron një sërë mundësish për një pushim aktiv. Vizitat në kanionet e lumenjve Tara dhe Moraça, shëtitjet deri në liqenjtë shumë të kulluar akullnajorë ose nëpër Parkun Kombëtar Biogradska Gora në mes të të cilit shkëlqen magjishëm Liqeni i mirënjohur Biogradsko, kënaqësia në udhëtimin me teleferikun panoramik ose udhëtimi nëpër male me xhipa, janë vetëm një pjesë e ofertës tonë të pasur verore të ski-resortit tonë.