Ski-doo safari është një nga prodhimet më interesantë që ju ofrojmë klientëve tanë. Mundësitë për një organizim të tillë janë të shumta, dhe gjithë kjo varet nga dëshirat e vetë klientit. Shëtitjet në vendet më interesante rreth Qendrës së skive, katundi Vranjak, udhëtimi në çatinë e Parkut Kombëtar Biogradska Gora, nga ku ofrohet pamja e të vetmit pyll të virgjër në Europë – pyllit Biogradska Gora, udhëtimi deri në majat më të larta të Bjellasicës, që janë mbi 2000 metra mbi nivelin e detit, Trogllavit, Zekova Gllavës dhe Crna Gllavës, si dhe vrojtimin nga lart të pesë liqenjve malorë, do të bëjë që ski-doo safari të jetë për ju një nga aventurat më interesante që keni pasur në jetë.