Makinat më bashkëkohore për servisimin e pajisjeve të skive sigurojnë që pajisjet e skive që merren me qira të përgatiten për përdorim sipas standardeve më të larta të kësaj fushe. Që ne jemi të përkushtuar për të pasionuarit e sporteve dimërore, e vërteton edhe kjo që ne disponojmë këtë servis bashkëkohor për pajisjet e skive, i cili mirëpret të gjithë vizitorët e ski-resortit tonë.