Menjëherë pas privatizimit, AD Ski-Resort Kolašin 1450 investoi brenda një afati të shkurtër mbi 8 milion euro në infrastrukturë, pajisje dhe mekanizim. Të gjithë sli-liftëd dhe teleferiku me dy sedilje u rikonstruktuan plotësisht, si dhe u ndërtua teleferiku i ri me gjashtë sedilje “Villina Voda”, që përfaqëson objektin më bashkëkohor të këtij tipi në Mal të Zi. U ndërtuan ski-pista të reja si dhe u zgjeruan ato ekzistuese, e kështu kapaciteti i Qendrës së Skive u rrit në 5.500 skiatorë në orë, kurse gjatësia e të gjitha pistave arriti 16,5 kilometra, e për këto arsye u bëmë destinacioni turistik më i pëlqyeshëm i kësaj pjese të Europës.

Falë lartësisë mbi nivelin e detit që fillon nga 1.450 deh arrin deri në 1.973 metra, territori i Qendrës tonë të skive i përket një lloji të veçantë të banjave ajrore dhe që përfaqëson një destinacion turistik të shkëlqyeshëm për të pushuar gjatë gjithë vitit. Shpatet mbresëlënës të Malit të Bjellasicës, qyteza e Kollashinit, Parku Kombëtar Biogradska Gora, lumenjtë Tara e Moraça të pastër si pika e lotit, liqenjtë malorë në afërsi, janë vetëm një pjesë e pasurive natyrore për të cilat është i mirënjohur ky rajon. Të gjitha këto ofrojnë mundësi të shumta për një pushim aktiv si gjatë dimrit, ashtu edhe në verë. Para së gjithash bërja e skive e pastaj edhe vizitat në kanionet e lumenjve Tara e Moraça, shëtitjet deri në liqenjtë akullnajorë të mahnitshëm e të pastër si kristali ose nëpër Parkun Kombëtar Biogradska Gora, janë vetëm një pjesë e aktiviteteve në të cilët do të zbaviten klientët tanë.

Qëllimi ynë është që të vëmë në dukje të gjitha bukuritë natyrore që gjenden rreth nesh dhe të krijojmë një prodhim turistik që ti ofrojë çdo klienti kënaqësi të paharrueshme në çdo periudhë të vitit.